Të paktën 46 njerëz, shumica e të cilëve fëmijë dhe gra, kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve nga forcat ajrore pakistanezë dje në provincën lindore të Afganistanit Paktika.
Gjashtë persona u plagosën gjithashtu nga bombardimet në katër lokacione në Afganistan, tha sot zëdhënësi Hamdullah Fitrat.
"Afganistani e konsideron këtë akt brutal një shkelje të hapur të të gjitha parimeve ndërkombëtare dhe një akt të dukshëm agresioni. Emirati Islamik nuk do ta lërë pa përgjigje këtë akt frikacak," tha Enayatullah Khowrazmi, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.
Një zyrtar pakistanez tha se Pakistani kishte kryer sulme ajrore kundër një kampi të grupit militant islamik taliban pakistanez (TTP).Një sulm i madh i TTP-së në Vaziristanin jugor të Pakistanit, që kufizohet me vendndodhjen e kampit të supozuar të synuar në Afganistan, vrau 16 personel pakistanez të sigurisë të shtunën.
Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit identifikoi të vrarët në bombardimet e Pakistanit duke treguar se ata ishin refugjatë nga territori i Vaziristanit.