Dezinfektohen hapësirat e Agjencisë së Pavarur të Lajmeve KosovaPress

Dezinfektohen hapësirat e Agjencisë së Pavarur të Lajmeve KosovaPress

Në kuadër të masave parandaluese të Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit, Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka dezinfektuar sot hapësirat e saja të punës.

Dezinfektimi është kryer nga ndërmarrja për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim ‘Termax’.

Zbatimi i masave parandaluese kundër COVID-19, që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, po mbikëqyret nga autoritetet përkatëse, ndërkohë që kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve që këto masa të rezultojnë sa më të suksesshme.


Autoritetet kosovare shpresojnë që situata me koronavirus të mos përkeqësohet, pavarësisht se deri më tash janë regjistruar 15 raste.

 

Lexo edhe

Video

error: