Detaje për djegien e veturave të Komunës së Zveçanit, ja nga kush u dogjën
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur qëllimshëm nga persona deri tani të panjohur mbrëmë në orët e pasnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar u.d. së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci tha se e ka marrë lajmin në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës.

Ai nuk e di shkakun e këtij sulmi, por thotë se për momentin nuk kanë çka flasin më shumë, deri sa policia është duke hetuar rastin.

Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, djegia e veturave sot dhe disa muaj më herët, po ndodhin nga persona të mitur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024