Detaje, pajisjet e konfiskuara në Leposaviq janë Antminer (VIDEO)

Detaje, pajisjet e konfiskuara në Leposaviq janë Antminer (VIDEO)

Policia e Kosovës ka asistuar dhe mbështetur Doganën e Kosovës në realizimin e kontrollit në rajonin e Mitrovicës Veri, i cili ka rezultuar me shoqërimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve Antminer që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

Në asistencë të këtij operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit,  janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme Antminer që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

Mjetet e konfiskuara janë:

Antminer  S9i 14.0T – 128 copë,


Antminer  S9  13.5T – 117 copë,

Antminer  S9 13.0T – 5 copë,

Antminer  S9i 14.5T – 19 copë,

Antminer  S9 10.5T – 3 copë,

Policia thotë se të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente në realizim të kontrollit ndaj veprimtarive ilegale, përderisa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Lexo edhe

Video