Detaje nga vizita e Begajt në Kosovë

Detaje nga vizita e Begajt në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë në datat 15-16 gusht një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo vizitë e parë e Presidentit Begaj bëhet me ftesë të Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, njoftoi sot Presidenca

Agjenda e vizitës përfshin takime me zyrtarë të lartë ndërsa Begaj do të pritet me ceremoni nga presidentja Vjosa Osmani – Sadriu.

Dy presidentët do të kenë takim kokë më kokë, dhe më pas me delegacionet respektive.

Bega pritet të zhvilloje nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

Axhenda vijon me deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.


Më pas, Begaj takon kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Pritet një takim kokë më kokë dhe me Kryeministrin Albin Kurti, dhe më pas me delegacionet.

Begaj do të zhvillojë homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e kurorës si dhe vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

Të martë, Begaj pritet të ketë takime me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e AAK-së,  Ramush Haradinaj dhe me partitë minoritare.

Më pas pritet takim me Komandantin e KFOR-it dhe me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

Po ashtu, Begaj takon kryetarin e Komunës së Prizrenit.

Vizita mbyllet me vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Lexo edhe

Video