Detaje lidhur me vdekjen 60 vjeçarit në Gjilan

Detaje lidhur me vdekjen 60 vjeçarit në Gjilan

Rreth orëve të hershme të mëngjesit policia në Gjilan, ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit, në rrugë është një person i shtrirë.

Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes  të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).


Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje.

“Vdekje e dyshimtë-Gjilan, 08 nëntor 2022. Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë. Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar). Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje. Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton policia.

Lexo edhe

Video