Dështon zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Dështon zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në votim kanë marrë pjesë 69 deputetë, mirëpo 35 fletëvotime ishin të pavlefshme, ndërkaq dy kandidatët, Besnik Bislimaj ka marrë 26 vota, kurse Alban Ajvazi 7 vota.


Rrjedhimisht asnjëri prej kandidatëve nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur anëtar në KGJK.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se procesi për zgjedhjen e një anëtari në KGJK duhet të kthehet në pikën zero dhe konkursi të përsëritet.

Në seancën e sotme, Kuvendi, nuk pati kuorum për të miratuar projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive./KosovaPress/

Lexo edhe

Video