Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Dështon seanca për rastin e Rashit Qalajt

Dështon seanca për rastin e Rashit Qalajt

Ka dështuar të mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i cili ka paditur Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Qalaj përmes padisë së ushtruar në nëntor të vitit 2020, po kërkon nga gjykata anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilit vendim ai ishte liruar nga detyra e punës dhe si rrjedhojë kthimin në pozitën e drejtorin të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.


Seanca u mbyll pasi që gjykatësja e rastit, Saranda Bogaj-Sheremeti tha se nuk ka prova që kundër-propozuesi, Qeveria e Kosovës e ka marrë ftesën në mënyrë të rregullt, ndërsa kundër-propozuesja tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.

Seanca e radhës u vendos të mbahet më 3 shkurt 2021 në orën 14:00.

Lexo edhe

Video

error: