Dështon seanca për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, mbahet javën e ardhshme

Dështon seanca për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, mbahet javën e ardhshme

Me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Arben Gashi seanca për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është shtyrë për javën e ardhshme. Kjo ka ardhur si pasojë e rrethanave aktuale politike me arrestimin e ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Nënkryetari i Kuvendit, që kryesonte seancën, Kujtim Shala tha se deputetët do të mblidhen të mërkurën e javës së ardhshme në orën 11:00 për të votuar këtë projektligj. 


Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në cilësinë e propozuesit ka kërkuar që kjo seancë, duke marrë parasysh situatën politike në vend, të shtyhet për datën 11 nëntor 2020, ditë e mërkurë në orën 11:00”, tha ai.

Muajin e kaluar koalicioni qeverisës me 64 vota pro, miratoi në parim Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili mes tjerash parasheh mundësinë që qytetarët të tërheqin  10 përqind nga kursimet e tyre në Trust.

Lexo edhe

Video

error: