Dështon mbledhja e kryesisë, Tahiri: Procesi zgjedhor s’duhet ta ndal punën e Kuvendit

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për sot nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.  

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ky moskoordinim është një porosi e keqe në këtë proces zgjedhor.

Tahiri theksoi se deputetë duhet të ushtrojnë funksionin e tyre në Kuvend.


“Fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt për shkak se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të kryesisë. Në fakt kjo është një porosi jashtëzakonisht e keqe për shkak se edhe pse jemi në një proces zgjedhor, ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Kemi pasur dhjetë pika të diskutimit. Ajo që dua të themi, është se shihet qartë që ka një mungesë koordinimi, të cilën duhet ta forcojmë edhe si Kuvend, por edhe si Qeveri e në veçanti në agjendën tonë legjislative”, theksoi ai.

Tahiri tregoi se në mbledhje ishin të pranishëm shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Ajo që dua të themi, është se nuk duhet procesi zgjedhor të paralizojmë respektivisht të ndaloj edhe punën e Kuvendit, por edhe punën e Qeverisë. Nuk ka asnjë logjikë që edhe pse ekziston një fushatë zgjedhore, Qeveria dhe Kuvendi të mos ushtrojnë funksionet e veta. Unë jam kandidat për kryetar komune në Podujevë, dhe sot kam ardhur në mbledhje, për shkak se është detyrim. Prandaj, është e pa dobishme që të mos funksionalizohet ky proces”, tha Tahiri.

Të pranishmit të tjerë në këtë mbledhje nuk u prononcuan për media, madje as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Dështon mbledhja e kryesisë, Tahiri: Procesi zgjedhor s’duhet ta ndal punën e Kuvendit S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit […]

Komentet janë të mbyllura.