Dështon mbledhja e Komisionit për menaxhimin e pandemisë

Dështon mbledhja e Komisionit për menaxhimin e pandemisë

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë. Në këtë mbledhje pritej të shqyrtohej plani operativ i punës.

Kryesuesja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se kjo po anulohet për shkak të mungesës së seriozitetit të deputetëve anëtarë në këtë komision të cilët me mos prezencën e tyre e pamundësuan mbajtjen e mbledhje.


“Në mungesë të kuorumit dhe në mungesë mund të them edhe të seriozitetit të deputetëve anëtar të Komisionit për hetimin e menaxhimit të pandemisë mbledhja e sotme anulohet. Ora është 09:50, do thotë 20 minuta prej momentit kur është caktuar mbledhja e caktuar për sot në 09:30. Është e pakuptimtë situate nuk kemi pasur ndonjë arsyetim nga deputetë për mos pjesëmarrje”, tha deputetja.

Komisioni hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID19 është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: