Dështon mbledhja e komisionit hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Në mungesë kuorumi dhe mos pjesëmarrjes së deputetëve nga pozita, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Të paraparë për intervistim në këtë mbledhje kanë qenë dëshmitarët Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit – ASHI.
Kryetari i Komisionit, Shemsedin Dereshaj, ka thënë se pavarësisht se janë njoftuar deputetët nga pozita sërish nuk janë prezentë.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se këtë raport duhet dërguar në prokurori që të merret me këtë proces të subvencionimit të teksteve shkollore.