Dështon komisioni ku do të raportonin anëtarët e KShC-së

Dështon komisioni ku do të raportonin anëtarët e KShC-së

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën ishte paraparë raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, tha se në mungesë të kuorumit mbledhje formale nuk mund të mbajnë.


“Fatkeqësisht nuk kemi kourum dhe fatkeqësisht jo të gjithë deputetët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ligjërisht me mungesë të korurumit mbledhje formale nuk mund të mbajmë”, tha ai.

Raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë u vendos që të mbahet në fillim të sesionit vjeshtor.

Në këtë mbledhje, pikë e rendit të ditës ka qenë edhe diskutimi lidhur procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.

Lexo edhe

Video