Dështimi i seancës, Tahiri: Qeveria Kurti në secilin sektor që ka prekur ka sjellë krizë

Dështimi i seancës, Tahiri: Qeveria Kurti në secilin sektor që ka prekur ka sjellë krizë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, akuzoi Qeverinë Kurti se në secilin sektor që ka prekur ka sjellë krizë në Kosovë.

Në seancën e jashtëzakonshme, Tahiri tha se ekzekutivi ka mungesë guximi për t’u përballur me vetveten, derisa u shpreh i shqetësuar, siç tha ai, për qasjen arbitrare të shumicës parlamentare në Kuvend.

Sipas tij është keq për vendin që nuk mundën të debatojnë sot në Kuvend për mungesën e sigurimit të librave shkollorë për shkak të mungesës së deputetëve të pushtetit.


Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Kuvendi sot dështoi të mbajë seancën e jashtëzakonshme të iniciuar nga opozita për të debatuar, siç kanë thënë për dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kjo pasi nuk pati kuorum në mungesë të deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo edhe

Video