Media të shumta raportuan sot se kanë dështuar bisedimet mes Milanit dhe Rafael Leaos për çështjen e rinovimit të kontratës së yllit portugez.
Por, si duket këto spekulime janë aspak të vërteta, pasi këto i ka demantuar vetë kampioni italian përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, raporton KosovaPress.
“Spekulimet për bisedimet e dështuara me Leaon janë të rreme, gjithashtu duke dëmtuar imazhin e klubit dhe lojtarit. AC Milan vazhdon të negociojë me Leaon në mënyrë profesionale”, shkruante në komunikatën zyrtare të Milanit.