Deri në ora 11 në Gjilan votojnë mbi 7 për qind e qytetarëve

Deri në ora 11 në Gjilan votojnë mbi 7 për qind e qytetarëve

Deri në orën 11:00 në komunën e Gjilanit kanë votuar mbi 7 mijë qytetarë. Gjatë katër orëve, prej kur janë hapur qendrat e votimit në këtë komunë, nuk janë evidentuar parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Kështu ka thënë për KosovaPress, kryesuesi i komisionit komunal, Ferid Shabani.


“Deri në orën 11:00 kanë votuar 7133 votues, apo shprehur në përqindje 7,06. Në zgjedhjet e kaluara me 14 shkurt përqindje  e votuesve në këtë periudhë ka qenë 7,85”, ka thënë ai.

Në komunën e Gjilanit kanë të drejtë vote mbi 101 mijë qytetarë, në 34 qendra votime e mbi 120 vendvotime. /Sh.Pajaziti

Lexo edhe

Video

error: