Dërguti: Çka është gjithë ky sulm mbi ministren Gërvalla, deklaratat e saj janë qëndrime të Qeverisë

Dërguti: Çka është gjithë ky sulm mbi ministren Gërvalla, deklaratat e saj janë qëndrime të Qeverisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të shtunën tha se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj. Në Forumin e Dubrovnikut ajo tha se do t’i kryej detyrat e saj duke nënkuptuar se vendi që ajo e përfaqëson nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Deklarata këto të cilat nxiten reagime të shumta, duke ia rikujtuar Gërvallës se në BE deklarojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.


Ndërsa, ish-deputetja dhe nëjherit ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka thënë deklaratat e ministres Gërvalla që nga ato anti-UÇK e deri tek këto të fundit janë qëndrime të Qeverisë.

“Çka është gjithë ky sulm mbi ministren Gërvalla? Deklaratat e saj prej atyre anti UÇK e deri te kjo e fundit janë qëndrime te Qeverisë”, ka shkruar Dërguti.

Lexo edhe

Video