Derbi mes Villarreal e Barcelona, ja formacionet e mundshme

Derbi mes Villarreal e Barcelona, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi mes skuadrës së Villarreal dhe gjigandit katalunas Barcelona, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të La Ligas spanjolle.

Në xhiron e fundit, Villarreali barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e Celta Vigos, kurse Barcelona shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Espanyolit, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 20 pikë, krahas Villarrealit që pozicionohet në vendin e 12 me 16 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri i Villarrealit Unai Emery do t’i ketë të gjithë lojtarët e gatshëm, kurse te Barcelona trajneri Xavi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Agueros, Braithwaite, Fati, Pedri, Roberto dhe Wague.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Villarreal (4-3-3): Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Pedraza; Parejo, Coquelin, Capoue; Pino, Dia, Danjuma

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Mingueza, Pique, Garcia, Alba; Nico, Busquets, De Jong; Dembele, Memphis, Gavi

21:00 Villarreal – Barcelona (Stadiumi La Ceramica)

Lexo edhe

Video

error: