Derbi mes Turqisë dhe Norvegjisë, formacionet zyrtare

Derbi mes Turqisë dhe Norvegjisë, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë derbi mes Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Norvegjisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Turqia dhe Norvegjia pozicionohen në Grupin G së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Holandës, Malit të Zi, Letonisë dhe Gjibraltarit, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen e sotme, Norvegjia rikthehet nga fitorja me rezultat të thellë 5:1 kundër Gjibraltarit, kurse Turqia rikthehet nga humbja me rezultat 6:1 kundër Kombëtares së Holandës.


Tanimë të dy trajnerë kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Turqia (4-2-3-1): Cakir; Celik, Aziz, Demiral, Erkin; Tufan, Ozdemir; Under, Calhanoglu, Akturkoglu; Burak Yilmaz

Norvegjia (4-3-3): Nyland; Meling, Hanche, Strandberg, Pedersen; Thorsby, Berg, Odegaard; Elyounoussi, Thorstvedt, Hauge

20:45 Turqia – Norvegjia (Stadiumi Ülker)

Lexo edhe

Video

error: