Derbi mes Romës e Interi, këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave
Lexohet për: 1 min.
1-Derbi
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas triumfit në Derby d’Italia, që rriti diferencën në katër pikë si lider i Serie A, Interi synon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve edhe sot, kur do të përballet me Roman e ringjallur.

Skuadrat do të përballen në “Stadio Olimpico”, me Romën që dëshiron ta vazhdojë formën e mirë nën urdhrat e trajnerit të ri, Daniele De Rossi, ndërsa Interi do të synojë fitoren e pestë radhazi në ligë, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Interi zë vendin e parë në tabelë me 57 pikë të arkëtuara, krahas Romës që zë vendin e pestë me 38 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Romën nuk do të paraqiten Abraham, Ndicka, Smalling dhe Spinazzola, kurse te Interi mungojnë Cuadrado dhe Frattesi.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Roma (4-3-2-1): Patricio; Karsdorp, Mancini, Llorente, Angelino; Pellegrini, Paredes, Cristante; El Shaarawy, Dybala; Lukaku

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024