Derbi mes Napolit dhe Liverpoolit, ja formacionet e mundshme

Derbi mes Napolit dhe Liverpoolit, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një derbi tejet interesant mes skuadrës së Napolit dhe gjigantit anglez, Liverpool, ndeshje kjo e vlefshme kjo për xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e tretë brenda pesë vitesh që këto dy skuadra takohen në fazën e grupeve, ku tani pozicionohen në Grupin A së bashku me Ajaxin dhe Rangers, përcjell KosovaPress.

Stadiumi “Diego Armando Maradona” është një terren i cili ka qenë i vështirë për skuadrat angleze, veçanërisht për Liverpoolin, ku Napoli ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit si vendase, dy prej të cilave i ka fituar pa pranuar gol.

Takimi i fundit daton në muajin nëntor të vitit 2019, ku asokohe Liverpooli dhe Napoli barazuan 1:1 në “Anfield Road”.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Demme dhe Zedadka, kurse te Liverpooli mungojnë Carvalho, Henderson, Jones, Keita, Kelleher, Konate, Oxlade-Chamberlain, Ramsay.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Rui; Zielinski, Zambo Anguissa, Lobotka; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Elliott, Fabinho, Milner; Salah, Nunez, Diaz

21:00 Napoli – Liverpool (Stadiumi Diego Armando Maradona)

Lexo edhe

Video