Derbi mes Leicester City e Manchester United, formacionet e mundshme

Derbi mes Leicester City e Manchester United, formacionet e mundshme

Manchester United do të synojë që t’i rikthehet fitoreve sot në Premier Ligën angleze, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafirë në stadiumin “King Power” kundër skuadrës së Leicester Cityt.

Në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga barazimet në xhiron e fundit, ku Manchester United barazoi 1:1 me skuadrën e Evertonit, kurse Leicester rikthehet nga barazimi 2:2 kundër Crystal Palace, përcjell KosovaPress.

“Djajtë e Kuq” momentalisht gjenden në vendin e katërt në tabelë, ku nga shtatë ndeshje kanë arkëtuar 14 pikë, krahas Leicester që zë vendin e 13 me gjithsej tetë pikë të arkëtuara.

Sa i përket mungesave sot, për Brendan Rodgers nuk do të paraqiten Fofana, Justin, Ndidi dhe Vestergaard, kurse Ole Gunnar Solskjaer nuk do të paraqiten Cavani, Fred, Varane, Diallo dhe Maguire.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Leicester City (4-4-2): Schmeichel; Pereira, Evans, Soyuncu, Bertrand; Lookman, Soumare, Tielemans, Barnes; Vardy, Iheanacho

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw; McTominay, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo

16:00 Leicester City – Manchester United (Stadiumi King Power)

Lexo edhe

Video

error: