Derbi mes Italisë e Anglisë, ja formacionet zyrtare

Derbi mes Italisë e Anglisë, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Anglisë, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, sikurse Italia edhe Anglia pësuan humbje të thella, ku italianët u mposhtën nga Gjermania me rezultat 5:2, kurse anglezët pësuan humbje me rezultat 4:0 nga Hungaria.

Momentalisht, të dy skuadrat kanë bilanc jo të mirë në Grupin 3, ku Italia zë vendin e tretë me pesë pikë të arkëtuara, tre sosh më shumë se Anglia që renditet në vendin e fundit me dy pikë.


Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Italia (4-3-3): Donnarumma; Toloi, Acerbi, Bonucci, Di Lorenzo; Dimarco, Jorginho, Cristante; Barella, Scamacca, Raspadori

Anglia (4-2-3-1): Pope; James, Dier, Maguire, Walker; Bellingham, Rice; Raheem Sterling, Foden, Saka; Harry Kane

Lexo edhe

Video