Derbi mes Interit dhe Barcelonës, ja formacionet zyrtare – foto

Derbi mes Interit dhe Barcelonës, ja formacionet zyrtare – foto

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja më interesante e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku Interi e pret në “Giuseppe Meazza” gjigantin katalunas, Barcelonën.

Në xhiron e fundit, Barcelona pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Bayerni, kurse Interi shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Plzen, raporton KosovaPress.

Momentalisht, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin C, Barcelona zë vendin e dytë në kuotën e tre pikëve, aq sa ka edhe Interi në pozitën e tretë.


Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin dhjetor të vitit 2019, ku asokohe gjiganti katalunas shënoi fitore me rezultat 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme të mëdha me mungesa, ku për Interin nuk do të paraqiten Brozovic, Cordaz, Dalbert dhe Lukaku, kurse te Barça mungojnë De Jong, Araujo, Bellerin, Depay dhe Kounde.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video