Derbi mes Interit dhe Atalantas, ja formacionet zyrtare

Derbi mes Interit dhe Atalantas, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:00 do të fillojë derbi mes Interit dhe Atalantas, takim ky i vlefshëm për xhiron e gjashtë të sezonit të ri në Serie A.

Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit, ku Interi e mposhti si mysafirë Fiorentinan me rezultat 3:1, kurse Atalanta regjistroi fitore kundër Sassuolos me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të jenë me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Brazao, Correa, Eriksen, Sensi dhe Vidal, kurse tek Atalanta do të mungojnë Hateboer dhe Muriel.


Tanimë janë publikuar formacionet zyrtare të dy klubeve dhe ato i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Djimsiti, Palomino, Toloi; Gosens, De Roon, Freuler, Zappacosta; Pessina; Malinovsky, Zapata

18:00 Inter – Atalanta (Stadiumi Giuseppe Meazza)

Lexo edhe

Video