Derbi mes Galatasaray dhe Marseille, ja formacionet zyrtare

Derbi mes Galatasaray dhe Marseille, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:45 do të fillojë ndeshja mes skuadrës së Galatasaray dhe asaj të Marseille, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve në kualifikimet drejt eliminatoreve në Ligën e Evropës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Galatasaray barazoi me rezultat 1:1 me Lokomotiv Moscow, njëjtë sikurse skuadra e Marseille e cila barazoi me rezultat 2:2, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve në Grupin E, Galatasaray gjendet në vendin e parë me gjithsej tetë pikë, katër sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Marseille që zë vendin e tretë.

Në ndeshjen e sotme do të ketë mungesa të lojtarëve në të dyja skuadrat, ku për Galatasaray nuk do të paraqiten Boey dhe Turan, kurse te Marseille mungojnë Payet dhe Rongier.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Grupi E

Galatasaray (4-3-3): Muslera; Yedlin, Nelsson, Marcao, Van Aanholt; Antalyali, Kutlu, Cicaldau; Feghouli, Diagne, Akturkoglu

Marseille (3-4-3): Lopez; Peres, Saliba, Caleta-Car; Gerson, Gueye, Kamara, Guendouzi; Dieng, Milik, Lirola

18:45 Galatasaray – Marseille (Stadiumi Nef)

Lexo edhe

Video

error: