Do të zhvillohet sot në Premier Ligë derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit, i vlefshëm për xhiron e 20-të në kampionatit anglez.
Të dy skuadrat kanë pësuar humbje në ndeshjet e fundit me Cityn që humbi derbin me Manchester United, ndërsa Tottenhami u mposht nga lideri i tabelës, Arsenali, transmeton KosovaPress.
City që momentalisht mban pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë dhe me fitore eventuale do të mbanë gjallë shpresat për titull, kurse Tottenhami po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht është i pesti me 33 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Manchester City (4-3-3): Ederson; Lewis, Ake, Akanji, Stones; Gundogan, Grealish, Rodri; Haaland, Alvarez, Mahrez
Tottenham (3-4-3): Lloris; Dier, Romero, Davies; Hojbjerg, Bentancur, Royal, Perisic; Son, Kane, Kulusevski