Derbi mes Atletico Madridit dhe Valencias, ja formacionet e mundshme

Derbi mes Atletico Madridit dhe Valencias, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes kampionit aktual spanjoll Atletico Madrid dhe skuadrës së Valencias, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të La Ligas spanjolle.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Atletico barazoi me rezultat 2:2 me Villarrealin, njëjtë sikurse Valencia që barazoi 1:1 me Sevillan, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm katër pikë në tabelë, ku Atletico Madridi zë vendin e katërt me gjithsej 33 pikë, krahas Valencias që renditet në vendin e nëntë me 29 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku te kampioni spanjoll mungojnë Griezmann, Kondogbia dhe Llorente, kurse te Valencia nuk do të paraqiten Cillessen, Paulista, Gaya, Soler dhe Wass.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Vrsaljko, Hermoso, Gimenez, Lodi; Lemar, De Paul, Koke, Carrasco; Suarez, Cunha

Valencia (4-4-2): Domenech; Correia, Diakhaby, Alderete, Lato; Foulquier, Racic, Guillamon, Musah; Duro, Guedes

21:00 Atletico Madrid – Valencia (Stadiumi Wanda Metropolitano)

Lexo edhe

Video