Derbi i Londrës, “Blutë” presin në shtëpi “Topçinjtë”

Derbi i Londrës, “Blutë” presin në shtëpi “Topçinjtë”

Sot do të zhvillohet derbi londinez mes Chelseat dhe Arsenalit, ku me fillim nga ora 21:15 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Stamford Bridge”, të dyja me synim që të arkëtojnë tre pikët e plota.

Chelsea rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja 2:1 kundër kampionit të këtij sezoni Manchester CItyt, ndërsa Arsenali mbajti gjallë shpresat për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Evropës, me fitore 3:1 kundër skuadrës që ka siguruar rënien nga Premier Liga, West Bromwich Albion, përcjell KosovaPress.

Të dy trajnerët do të kenë mungesa në këtë ndeshje, ku për Thomas Tuchel nuk do të paraqiten mbrojtësi Christensen dhe mesfushori kroat Mateo Kovacic, ndërsa tek Arsenali i Mikel Artetas do të mungoj Granit Xhaka, kurse në dyshim janë David Luiz, Pablo Mari dhe Emile Smith-Rowe.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Ziyech, Mount; Havertz

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Chambers, Holding, Gabriel, Tierney; Partey, Elneny; Pepe, Odegaard, Aubameyang; Lacazette

21:15 Chelsea – Arsenal (Stadiumi Stamford Bridge)

Lexo edhe

Video

error: