Derbi gjilanas përfundon pa fitues

Derbi gjilanas përfundon pa fitues

Drita dhe Gjilani kanë luajtur sot baras pa gola në derbin e kampionatit të Kosovës në futboll.

Me këtë barazim, Drita mbetet në pozitën e dytë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara, por me dy ndeshje më pak se lideri Ballkani që ka 16 pikë.


Gjilani ndërkaq pas barazimit të sotëm, largon nga pozita e tretë ekipin e Prishtinës duke vazhduar në kuotën e nëntë pikëve.

Xhiron e ardhshme Drita udhëton drejt Suharekës, ku e pret lideri Ballkani, ndërsa Gjilani pret në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89.

Video

error: