Derbi gjilanas i takon bindshëm Dritës

Derbi gjilanas i takon bindshëm Dritës

Drita ka rrëmbyer tre pikë të plota nga derbi i Anamoravës kundër Gjilanit, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1.

Në ndeshjen që u zhvilluar të mërkurën në fushën ndihmëse me bari sintetik, skuadra e Ardian Nuhiut u tregua shumë më e fortë se ajo e Zekirja Ramadanit, raporton KosovaPress.


Simonovski shënoi tre gola dhe Baftiu me një kontribuan ;në fitoren e madhe të Dritës, kurse golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Zabërgja. 

Drita e kryeson renditjen tabelare me 14 pikë, kurse Gjilani e ndjekë në vendin e dytë me tre pikë më pak.

Lexo edhe

Video