Deputetja Musliu-Shoshi kritikon qasjen e BQK-së ndaj bizneseve private

Deputetja Musliu-Shoshi kritikon qasjen e BQK-së ndaj bizneseve private

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar qasjen e Bankës Qendrore të Kosovës ndaj bizneseve të vendit, duke kërkuar që t’u pezullohen për tre muaj pagesat e kredive për shkak të situatës emergjente.

“Në vend se ta lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe veprimtarinë e bizneseve, duke i pezulluar për tre muaj pagesën e kredive për shkak të situatës emergjente në të cilën jemi, Banka Qendrore bashkë me bankat komerciale, paskan ofruar trajtim “miqësor” dhe individual në lidhje me vonesat e pagesave deri më 30 prill”, ka shkruar ajo në Facebook.


Postimi i deputetes në Facebook:

Në vend se ta lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe veprimtarinë e bizneseve, duke i pezulluar për tre muaj pagesën e kredive për shkak të situatës emergjente në të cilën jemi, Banka Qendrore bashkë me bankat komerciale, paskan ofruar trajtim “miqësor” dhe individual në lidhje me vonesat e pagesave deri më 30 prill.
Mbetet në vullnetin e bankave nëse ato i miratojnë kërkesën!
BQK dhe bankat komerciale, duhet ta rishqyrtojnë sërish vendimin dhe ta lehtësojnë jetën e atyre që ua besojnë paratë çdo muaj.

Lexo edhe

error: