Deputetja e LDK-së i jep vezë Kurti, Konjufcës dhe Haxhiut

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e ka quajtur mashtrues dhe shpifës kryeministrin, Albin Kurti, pas arritjes së marrëveshjes për energjinë në veri.


Në seancën e sotme plenare, Dumoshi tha se nuk do t’i gjuaj me vezë kreun qeveritar, por i dhurojë një të tillë Kurtit, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. 

“Unë nuk po iu  them tradhtar sepse është fjalë e papërgjegjshme, as me vezë nuk po iu gjuaj siç keni bërë ju, por po iu quaj mashtrues dhe po iu pyes a turpëroheni dhe a jeni operuar prej turpit.. Çdo ditë po na forconi bindjen se jeni shpifës dhe mashtrues. Kështu që kryeministër, unë i kam marrë disa ve”, tha ajo.

Lexo edhe

Video