Deputeti ukrainas: Të gjitha vendet e KE duhet ta njohin Kosovën

Anëtari i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka thënë se Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Parlamentit të Ukrainës që të njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe sipas tij në këtë mënyrë Evropa do të jetë më e fortë.


Madje ai është drejtuar në gjuhën shqipe duke thënë se Kosova është Evropë.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Për momentin, 12 vende nuk e kanë njohur ende atë. Ju drejtohem juve, ju lutem njiheni këtë vend si një shtet të pavarur për çka ata luftuan për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre. Ata duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës, dhe vetëm kështu ne mund të jemi më të fortë, dhe ky vend do të lulëzojë gjithashtu. Unë i bëj thirrje parlamentit të Ukrainës për të mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë dhe së bashku të ecim përpara. Jam i sigurt se këto vende mund të jenë pjesë shumë e fortë e projektit tonë të madh të përbashkët, por për këtë duhet të punojmë. Le të mbështesim votën e lirë, le të jemi më të fortë, më të mëdhenj, le të mbështesim Ballkanin Perëndimor, “Kosova është Evropë”, ka thënë deputeti ukrainas.

Në punimet e sotme të Asamblesë së Këshillit të Evropës për herë të parë fjalën e ka marrë Kosova e cila është përfaqësuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci e mbijetuar e luftës. /G.Kadrija

Lexo edhe

Video