Deputeti Shala-Mujës: Po gënjen dhe manipulon për Trepçën

Deputeti Shala-Mujës: Po gënjen dhe manipulon për Trepçën

Gjatë raportimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi, deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja ka thurur lavde për të arriturat e pas dhjetë vjetëve në ndërmarrjen publike “Trepça”, vetëm në vitin e fundit.

Ndaj këtij qëndrimi të deputetit Muja, ka reaguar kryetari i Komisionit, Ferat Shala, i cili e quajti gënjeshtar dhe manipulues deputetin Muja.


“Po gënjen dhe mos manipuloni për arritjet në Trepçë. Po bëni politikë, sepse ne nuk po flasim sot për performancën e ndërmarrjeve publike”, tha Shala, ndërsa për këtë nuk pati reagim nga deputeti Muja.

Ministrja Rizvanolli po raporton për ndarjet buxhetore për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Ministrisë së Ekonomisë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.