Lëvizja Vetëvendosje nuk është bërë pishman që ka refuzuar të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington.
Enver Haliti, deputet i kësaj partie, ka thënë për Klan Kosovën se kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ekipin e tij kanë udhëtuar në takimin e Uashingtonit pa e ditur agjendën e takimit.
Ai ka thënë se vetë zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri e ka konfirmuar para mediave se as vetë qeveria nuk e di agjendën e takimit dhe kjo është e frikshme.