Deputeti i PDK-së lëshon seancën: Po bëni tradhti ndaj vendit, ma hiqni mëditjen
Lexohet për: 2 min.
Hisen Berisha (3)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e jashtëzakonshme doli nga salla e Kuvendit, duke deklaruar se në vend që të diskutohet sot për çështjen e sigurisë në veri të Kosovës, deputetët po flasin për energjinë elektrike.

Sipas Berishës, kjo rrëshqitje e debatit është tradhti ndaj vendit, derisa kur po dilte nga seanca tha se mund t’ia heqin mëditjen e pjesëmarrjes.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj deputetit Berisha, i cili kërkoi që të respektohet Rregulloja e Kuvendit.  

“Kam paralajmëruar të gjitha këto aktivitete në veri e kanë një prapavijë brenda, dhe ajo që kam paralajmëruar po bëhet realitet… Tendenca për riformatim ka filluar me më bërë me dyshuar se ju po rrëshqitni drejt diçkaje tjetër dhe ajo do të jetë tradhtia ndaj vendit tonë. Sot keni thirrur seancë për energjinë dhe po e fyeni inteligjencën e gjithë deputetëve dhe gjithë popullit shqiptarë, si dhe po dëshironi të prezantoni situatën si të qetë. Kur kam dëgjuar se kryeministri tha se propozimi franko-gjerman është një bazë e mirë për Kosovën, jam i bindur se kryeministri po rrëshqet aty ku kam paralajmëruar. Unë nuk pranoj të jem pjesë e një debati të tillë, kur tërë vendi është I shqetësuar.  Shumë shpejt do ta bëni edhe një hap dhe do ta merrni emrin e merituar. Unë nuk do të jem pjesë e kësaj seanca, ma hiqni mëditjen lirisht”, deklaroi Berisha.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024