Deputeti i PDK-së: Hapja e Urës së Ibrit në koordinim vetëm me aleatët
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti kërkon nga Qeveria e Kosovës që urën e Ibrit në Mitrovicë ta hapë vetëm në koordinim me aleatët, në të kundërtën ekziston rreziku që aty të vendosen trupat e KFOR-it dhe ura sërish të mbyllet për qarkullim.

Haliti për KosovaPress thotë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë status-quo pasi palët s’kanë vullnet për zbatim të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

“Ky është qëndrim i ditur botërisht i deklaruar disa herë nga institucionet publike dhe zëdhënësit e BE-së që ura e Ibrit duhet të hapet në kuadër të procesit të dialogut. Ne po jetojmë në disa rrethana të çuditshme ku qeveria është orientuar të merret vetëm me veriun, ndërsa ajo që kemi fituar është që të lahemi vetëm në liqenin e Ujmanit  dhe t’i dërgojmë pushuesit për t’u freskuar, por duke u kujdesur me mitraloza. Sidoqoftë ura e Ibrit nuk duhet të krijojë probleme...Me hap urën edhe me mbyllë nuk është mirë. E dyta, ne nëse veprojmë pa u marrë vesh edhe me EULEX, KFOR dhe QUINT-in është problem, pasi mundet me u vendos KFOR-i në urë dhe mund të ketë probleme mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në veri”, thotë ai.

Sipas tij, palët në dialog janë pozicionuar gabimisht andaj edhe e ardhmja e këtij procesi mbetet e paqartë.

Duke folur për presionin ndërkombëtar për dërgimin e draft-statutit të asociacionit të propozuar nga BE-ja në Kushtetuese, Haliti thotë se qeveria duhet të lëvizë në këtë drejtim, derisa shton se kjo çështje do të vazhdojë të jetë kusht për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Krahas këtyre, Haliti thotë se në bazë të indikacioneve Milan Radoiçiq, përgjegjësi i sulmit terrorist në Banjskë mund të arrestohet së shpejti në Serbi, para vizitës së presidentit së Francës, Emmanuel Macron.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024