Deputeti i LVV-së: Milan Radojçiq nuk është më ‘kingmaker’ në shtetin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ligjet e Kosovës dhe vendimet e qeverisë duhet zbatohen në çdo cep të territorit të vendit.

 Ai në interpelancën e AAK-së ndaj kryeministrit Kurti në Kuvend, theksoi se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq nuk është më dhe nuk do të jetë “kingmaker” në shtetin e Kosovës.


“Radojçiq nuk është më dhe nuk do të jetë ‘kingmaker’ në shtetin e Kosovës. Kosova është e interesuar që qytetarët e vendit në veri të ndihen mirë dhe bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë dhe avancimin e standardit të jetesës. Por kjo nënkupton edhe detyrimisht shkëputjen e krimit të organizuar nga politika”, tha ai.

Siç tha Muja, institucionet e shtetit nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e vendimmarrjes.

“Kosova ka përgjegjësi dhe obligime ndaj secilit të Kosovës. Ligjet e këtij Kuvendi, vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen në çdo cep të  territorit. Institucionet e shtetit nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e vendimmarrjes”, shtoi Muja./E.Zeqiri/

Lexo edhe

Video