Deputeti i LVV-së me respekt të veçantë për kryediplomatin italian

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai pati takime me krerë të shtetit, ndërsa iu drejtua me një fjalë rasti edhe deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

E dikush nga deputetët u përkujdes që të respektojë në një formë të veçantë diplomatin italian.

Dimal Basha, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte veshur rrobat me tri ngjyrat e flamurit italian.


Pantallonat ngjyrë të gjelbër, këmisha e bardh dhe kollarja e kuqe, që kishte të veshur deputeti Basha, simbolizojnë flamurin italian.

Paraprakisht diplomati italian ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla në takime te ndara.

Në konferencën e mbajtur në MPJD, ministri italian tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë meqë sipas tij nga ky proces shteti i Kosovës vetëm sa do të forcohet ndërkombëtarisht.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.