Deputeti i LVV-së: Marrëveshja për energjinë në veri erdhi pas ndryshimit politik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se marrëveshja për energjinë në veri ka ardhur si pasojë e ndryshimit të projektit politik më 14 shkurt të vitit 2021.


Muja në seancën e sotme plenare, tha se LVV-ja nuk është e varur prej konjukturave politike dhe listës serbe.

“Pyetja kryesore është pse ky ndryshim. Çka ndodhi që ata tash po paguajnë. Rrethanat janë të njëjta, akterët janë të njëjtë, por ka ndryshuar projekti politik. Qytetarë të Kosovës më 14 shkurt është e bërë e qartë një projekt politik që nuk varet nga konjuktura politike, apo lista serbe. E dyta është kështu, ka ardhur në seri të disa veprimeve, s’behët referendumi ilegal i Serbisë, nuk mbahen zgjedhjet, luftohet kontrabanda, shtrihet autoriteti në Brezovicë dhe tash në këtë seri erdh edhe paguhet rryma”, tha ai.

Lexo edhe

Video