Deputeti i LDK-së e quan vendim skandaloz shkarkimin e Valdete Dakës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj e ka quajtur skandaloz vendimin e Presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryesuese së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ai në seancën e Kuvendit tha se arsyetimi në shkarkimin e kryesuese së KQZ-së i ngjante një pamfleti politik.   

“Sipas vlerësimit tonë një vendim i tillë paraqet një precedentë të rrezikshëm. Dhe më të drejt mund të konstatohet si një vendim skandaloz përmes të cilët cenohet rëndë integriteti dhe pavarësia e institucioneve të pavarura të garantuar me kapitullin 12 të Kushtetutës së Kosovës ku komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkë me katër institucionet tjera janë ngritur në nivel të kategorisë kushtetuese. Veprimi i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos përpjekje për realizim të qëllimeve partiake për kapje dhe kontrollin e institucioneve të pavarura. Duhet t’i kujtojmë presidentes dhe kujtdo që nuk e ka të qartë  se Kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë si kompetencë të presidenti shkarkimin e kryesuesit të KQZ-së por vetëm emërimin[..]arsyetimet që janë dhënë për shkarkimin e kryesuese më shumë ngjanin me një pamflet politikë”, tha ai.


Ai duke e quajtur Osmanin presidente të mazhorancës parlamentare tha se ajo në vend të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve ka zgjedhur që të cenoj institucionet e pavarura.

“Fatkeqësisht duhet të konstatojmë se presidentja e mazhorancës parlamentare në vend se të kujdeset dhe të garantoj funksionimin kushtetuese të institucioneve ajo ka zgjedhur kundër duke i cenuar dhe dëmtuar rëndë pavarësinë dhe funksionalitetin e tyre”, deklaroi Selmanaj.

Në vend të Dakës, Osmani ka emëruar Kreshnik Radoniqin kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: