Deputeti i AAK-së kërkon të rishikohen masat anti-COVID-19: Populli në varfëri e dënimet e ashpra

Deputeti i AAK-së kërkon të rishikohen masat anti-COVID-19: Populli në varfëri e dënimet e ashpra

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka thënë se institucionet e Kosovës brenda orësh kanë marrë vendime anti-COVID19, ndërsa qytetarët e Kosovës e respektuan këtë vendim.

“Kur vjen puna te dënimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë”, ka shkruar ai.

Syla përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se qytetarët nuk vetëdijësohen me kamxhik e dënime, por sic thotë ai,  me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së

“Nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzoj ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë”, ka thënë Syla.


Postimi i plotë

Kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-COVID19, qytetarët e Kosovës sidoqoftë e respektuan këtë vendim.

Kur vjen puna te denimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë.

Denimin ish dashtë me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e me denime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Duke e marrë parasysh papunësinë e varfërinë e skajshme në vend, urgjentisht duhet të ndryshohen këto masa.

Nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzoj ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.