Deputeti i AAK-së kërkon që Rugova të shpallet komunë turistike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar që Rugova të shpallet komunë turistike. Ai ka theksuar se zona private e kësaj treve duhet të shfrytëzohet sipas ligjeve aktuale në fuqi.


Në deklarimin jashtë rendit të ditës në organin më të lartë legjislativ, Dreshaj ka bërë thirrje që të plotësohen kërkesat e malësorëve të Rugovës dhe të mbështeten ligjërisht.

“Si deputet i kësaj treve, në emër të këtij regjioni kërkoj që Rugova të shpallet komunë turistike. Që prona private të shfrytëzohet sipas ligjeve aktuale në fuqi, që prona pyjore të menaxhohet bazuar në Ligjin për pyje… që zonimi hapësinor të bëhet korrekt duke marrë parasysh ngastrat kadastrale, përmendi Niqinatin e Kuqishtës dhe Niqinatin e Drelajve, ku pjesa dominuese janë propozuar në zonën 1 pa të drejtë ndërtimi. Ndërsa, mbi 60 për qind janë pronë private, trashëgimi ndër breza”, ka deklaruar Dreshaj.

Lexo edhe

Video