Deputeti gjerman: Vuçiq në hall të madh për shkak të manipulimeve në zgjedhje
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti gjermano-kroat i Bundestagut, Josip Juratoviq ka deklaruar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është në hall të madh për shkak të manipulimeve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Këto komente Juratoviq i bëri pas takimit që delegacioni gjerman pati me anëtarët e Komisionit për Punë te Jashtme dhe Diasporë, me rastin e vizitës në Kosovë.

Sipas tij, në Serbi shtypja është e madhe dhe Vuçiq është në hall të madh për shkak të manipulimeve të zgjedhjeve që kanë ndodh, marrë parasysh edhe protestat kundër regjimit të këtij të fundit.

PE miraton rezolutë për Serbinë, kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet • KosovaPress

Deputetët gjermanë më rastin e vizitës në Kosovë kanë vizituar edhe veriun e Mitrovicës.

Juratoviq tha se në veri kanë parë se serbët ndihen shumë të shqetësuar dhe të manipuluar nga Serbia. Ndërkohë që shtoi se është e rëndësishme që të shikohet se çfarë mund të bëhet për ta.

Këshillit të BE-së i dërgohet propozimi që kushtëzon anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën • KosovaPress

Derisa tha se Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë, deputeti gjerman foli po ashtu edhe për masat që janë marrë për dinarin, për çka tha se qytetarët serbë do të duhej të përgatiteshin paraprakisht për këtë.

Von Cramon: Zgjedhjet në Serbi të manipuluara e të vjedhura, të bëhet hetim ndërkombëtar • KosovaPress

Sipas tij, serbët në veri të Kosovës nuk janë kundër vendimit, porse kanë kërkuar më shumë informacione.

Ai tha po ashtu se arsyeja e vizitës së tyre është rritja e bashkëpunimit mes deputetëve gjermanë dhe atyre të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024