Deputeti Etem Arifi i dorëzohet organeve të drejtësisë

Deputeti Etem Arifi i dorëzohet organeve të drejtësisë

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi është dorëzuar në organet e drejtësisë.

Këtë për KosovaPress e konfirmoi drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili tha se i njëjti është lajmëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.


Arifi është dënuar me mbi 1 vit burgim për mashtrim me subvencione, derisa javë më parë edhe Gjykata Kushtetuese ia vlerësoi të pabazuar një ankesë të tij për këtë çështje. Për disa muaj deputeti ka qenë në arrati.

Pikërisht votën e deputetit Arifi për votimin e Qeverisë Hoti, Lëvizja Vetëvendosje është duke e kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: