Deputeti Berisha kërkon nga policia që ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharaj

Deputeti Berisha kërkon nga policia që ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Bekë Berisha, ka kërkuar që të ndalen sulmet fizike dhe linçimet ndaj kryetarit të Këshillit Grevit të BSPK-së Rrahman Jasharaj.

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Berisha kërkoi po ashtu nga Policia e Kosovës që ta marrë në mbrojtje kryetarin e SBASHK-ut Jasharaj, për siç tha ai për çështje sigurie.


“Greva dhe sulmet fizike, linçimet që po i bëhen një qytetari të Kosovës, sikur në rastin e Rrahman Jasharajt. Sulmet liçuese ndaj çdo njeriu dhe ankesat që fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, përgjegjësia është te Qeveria, nuk është te Rrahman Jasharaj. Kështu që problemi është te kryeministri. Edhe unë jam prind, kam fëmijë, kam qef me i çu në shkollë. Dhe nga kryeministri kërkoj përgjegjësi që fëmijët po na qëndrojnë në shtëpi. Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të marrë në mbrojtje Rrahman Jasharaj”, tha ai.

Deputeti Berisha nuk u ndal me kaq, ai kritikoi kryeministrin Albin Kurti dhe Vetëvendosje, sipas tij sepse po i përçanë grevistët duke mos u’a zgjidhur kërkesat e tyre.  

“Nuk e kam problem me përkrah sindikatën sikur ka bërë kryeministri e Vetëvendosje në të kaluarën,, por qasja konfliktuoze me sindikatat, tendenca për me përça aty brenda dhe mos zgjidh problemin e tyre, pastaj është problem në vetvete”, shtoi ai.

Lexo edhe

Video