Deputetët të shqetësuar se qytetarët serbë nuk paguajnë rrymën në veri dhe për ndalimin e privatizimit në AKP

Deputetët të shqetësuar se qytetarët serbë nuk paguajnë rrymën në veri dhe për ndalimin e privatizimit në AKP

Dy kërkesa i ka shqyrtuar Komisioni për Ekonomi, atë të KOSTT-it dhe Kosova Thëngjillit për rrymën e shpenzuar në katër komunat e veriore, e siç u tha mos pagimit nga ana e atyre qytetarëve në atë pjesë.

Kjo dukuri u konsiderua nga deputetët shqetësuese, që tash e më shumë se 20 vjet për qytetarët me shumicë serbe në ato komuna ose kanë paguar qytetarët e Kosovës në pjesën jugor ose ka paguar Qeveria.

Derisa ndalimi i procesit të privatizimit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti u vlerësua nga deputetët e opozitës si anti Kushtetuese.

Ndërsa, deputetja Mimoza Kusari Lila e cila propozoj që në javën e ardhshme të ftohet bordit dhe menaxhmenti, tha se nuk është shkelje flagrante.

Deputeti Pal Lekaj tha se AKP është organ i pavarur, dhe çdo njeri është i obliguar të raportoj.

“Ka pasur ndërhyrje flagrante nga kryeministri Kurti ndaj një institucioni të pavarur”, tha Lekaj.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala tha se askush nuk ka të drejt që ta gjykoj bordin e AKP-së.

“Nuk mundet ekzekutivi në mënyrë arbitrare t’i thotë stop procesit të privatizimit”, tha Shala.

Komisioni vendosi që për mbledhjen e ardhshme ta ftoj në raportim Bordin dhe drejtorin e AKP-së.

Lidhur me rritjen e shpenzimet të energjisë në veri të Mitrovicës, deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se në katër komunat veriore ka vrimë të zezë që i shkakton probleme financiare vendit për mungesë të mbulimit të rrjetit në atë pjesë.

“Në veri është rrit konsumi i energjisë, nuk ka shtim bizneseve dhe shtim të popullsisë. Rryma është 20 përqind më e lartë duke u konsumuar në këta muajt e parë të këtij viti. Kjo është për të dyshuar. Duhet Rekomandim për qeverinë që të adresohet kjo çështje”, tha ajo.


Kryetari i Komisionit Ferat Shala për këtë tha se kjo është përgjegjësi e Qeverisë që ta zgjidhë këtë problem në veri dhe të ofroj mbështetje, por sipas tij ende nuk ka plan qeverisës kjo Qeveri.

Për këtë arsye ai propozoj që të ftohet në raportim KOSTT dhe Ministrja e Ekonomisë.

“Të bashkëbisedojmë për shqetësimet e tyre, KOSTT dhe Kosova Thëngjill. Kosova po ballafaqohet me krizë ekonomike ende s’ka plan qeveria për zgjidhjen e krizës”, tha Shala.

Deputeti Armend Muja shprehi shqetësimin se tash e 20 vjet qytetarët në mënyra të ndryshme po paguajnë rrymën e shpenzuar në veri.

“Jam kundër çdo pagese për rrymën e shpenzuar në veri”, tha Muja.

Deputeti Pal Lekaj tha se ky Komision e ka përgjegjësinë që çdo kërkesë ta trajton sikurse edhe kjo për siç tha ai për diskriminimin e pagimit të energjisë në veri.

“Ne nuk kemi mundur me ndal, por për këtë e keni përkrahjen tonë në këtë drejtim”, tha ai.

Deputeti Driton Hyseni nga VV theksoi se nuk ka në as një vend në botë që një pjesë e qytetarëve paguan rrymën, kurse një pjesë tjetër jo, siç është rasti në veri.

Deputeti Hyseni tha se veprimi duhet të jetë i kujdesshëm që në asnjë mënyrë të mos rrezikohet marrëveshja me ENTSO.

Komisioni vendosi që për mbledhjen e radhës, javën e ardhshme në Komision të raportojnë për këtë çështje  KOSTT, ministrja e Ekonomisë dhe Kosova Thëngjilli.

Ndërsa, rreth fushëveprimit, këtij Komisioni  përveç mbulimit të punës së dy ministrive, asaj të Ekonomisë, Industrisë, Tregtisë Ndërmarrësisë, këtij Komisionit i shtohet edhe  pjesa e monitorimit dhe trajtimit të MSA-së.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.