Deputetët shqyrtojnë raportin financiar të MD-së, kërkojnë të zbatohen rekomandimet e auditorit

Deputetët shqyrtojnë raportin financiar të MD-së, kërkojnë të zbatohen rekomandimet e auditorit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin “Pasqyra vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë”, me këtë rast u bë e ditur se raporti i auditimit, ka qenë i  pamodifikuar dhe se numri i rekomandimeve ka qenë më i vogël në krahasim me vitet e kaluara.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se kërkesa e anëtarëve të komisioni në fjalë ka qenë zbatimi i rekomandimeve pa vonesë të zyrës kombëtare të auditimit, si dhe  të mos të ketë rekomandime të përsëritura.

“Sot ka qenë pikë e rendit të ditës shqyrtimi i raportit “Pasqyra vjetore financiare  të ministrisë së Drejtësisë”, kanë raportuar përfaqësues të ministrisë së drejtësisë, kanë qenë prezentë edhe përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Është mirë që raporti i auditimit ka pasur opinion të pamodifikuar, ka pasur të gjetura, është numri i rekomandimeve më i vogël, se sa vitet e kaluara dhe anëtarët e komisionit kanë kërkuar që të bëhet zbatimi i rekomandimeve pa vonesë të zyrës kombëtare të auditimit, sidomos mos të ketë rekomandime të përsëritura”, deklaroi Hamza.

Derisa flet për kërkesat e anëtarëve të komisionit, Hamza theksoi se ky komision ka dhënë edhe rekomandime shtesë, të cilat do t’i dërgohen në mënyrë të shkruar organizatës Buxhetore.


“Janë dhënë edhe disa rekomandime shtesë nga ana e anëtarëve të komisionit për mbikëqyrjen e financave publike dhe presim që në këtë rast ministria e Drejtësisë, të bëjë një plan të veprimit dhe t’i adresojë rekomandimet nga zyra kombëtare e auditimit dhe rekomandimet e anëtarët e komisionit që pastaj janë bërë rekomandime të komisionit për mbikëqyrjen e financave publike. Rekomandimet nga ana e komisionit do t’i dërgohen në mënyrë të shkruar organizatës Buxhetore”, tha Hamza./Q.Rexhaj

 

 

 

Lexo edhe

error: