Kuvendi nderon me një minutë heshtje senatorin Bob Dole, serbët qëndrojnë ulur

Kuvendi nderon me një minutë heshtje senatorin Bob Dole, serbët qëndrojnë ulur

Me një minutë heshtje për vdekjen e senatorit Bob Dole ka filluar seanca e sotme parlamentare e Kuvendit të Kosovës. Deputetët kanë nderuar mikun e madh të Kosovës, senatorin i cili ndërroi jetë dje. E derisa të gjithë janë ngritur në këmbë në nderim të Dole, Lista Serbe ka qëndruar ulur.

Me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konufca, deputetët shqiptarë nderuan ish-senatorin Bob Dole me një minutë heshtje.


“Para se të fillojmë me pikat tjera të seancës, do të kërkoja që ta mbajmë një minutë heshtje për ta nderuar mikun e madh të Kosovës senatorin Bob Dole, i cili ndërroi jetë. Ju lus për një minutë heshtje”, theksoi Konjufca.

Seantori Dole ishte i sëmurë me kancer, ndërkaq të dielën ka vdekur.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] 3-Third Live Video 18 mins ago Kuvendi nuk emëron bordin e OShP-së PDK e konsideron me një mori shkeljesh Marrëveshjen ndërkombëtare për arsim Deputetët nuk miratojnë disa raporte vjetore të agjencive të pavarura Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare Kuvendi nderon me një minutë heshtje senatorin Bob Dole, serbët qëndrojnë ulur […]

Komentet janë të mbyllura.

error: